Kush e solli Islamin?
Pergjigje:Le ti hedhim një sy jetës së këtij pejgamberi i cili u bë shembull për mbarë botën me sjelljen e tij dhe mënyrën e administrimit të shtetit që themeloi.
Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) lindi ditën e hëne me 20 prill të vitit 571 nga një familje fisnike Mekase dhe ishte pasardhës i profetit Ibrahim. I ati i Muhamedit (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) vdes 6 muaj para se të lindte ndërsa në vitin 577 i vdes e ëma kur ky ishte në moshën 6 vjeçare. Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) me sjelljet e tij që në vogëli i bëri njerëzit që ta respektonin atë. Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) qe një djalosh i sjellshëm dhe i pjekur i cili punoi si bari dhe ndihmoi xhaxhain e tij në karvanet tregtare. Në atë periudhë si e gjithë bota ashtu dhe gadishulli arabik ishte zhytur në greminën e errësirës së idhujtarisë. Muhamedi që në rini e ruajti veten nga kjo sëmundje e shfaqur të cilën mund ta quajmë një mortajë helmuese mbarë botërore. Ky njeri e mbrojti veten nga kjo sëmundje ngjitëse dhe me pastërtinë shpirtërore që kishte populli filloi ta thërrasë Muhamedi besnik sepse në fjalorin e tij nuk u gjindte asnjë fjalë gënjeshtër por vetëm të vërtetën dhe gjithmonë pranë të drejtit. Pra u bë simboli i drejtësisë para se ti vinte shpallja profetike. Në moshën 25 vjeçare ai u punësua në tregti nga një grua 40 vjeçare e cila ishte gruaja më e ndershme dhe më e pasur e atij vendi që u quante Hadixhe. Kjo grua e ndershme pasi ngeli shumë e kënaqur nga pastërtia dhe sinqeriteti i tij i propozoi të martoheshin dhe Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) këtë propozim e pranoi me kënaqësi. Pavarësisht nga diferenca e moshës që kishin midis njëri-tjetrit ata jetuan së bashku 25 vjet dhe u bekuan nga Zoti i gjithësisë me 6 fëmijë. Muhamedi (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) pas vdekjes së gruas fisnike të tij u martua me disa gra të tjera. Martesa e tij me më tepër se një grua ishte humane dhe mbrojtje ndaj të drejtave të grave që kërkonin strehim. Muhamedi e veproi këtë gjë të cilën nëse e studiojmë do shohim se është tepër humane në mënyrë që të bëhet shembull për të tjerët në jetë. Një vepër lë më tepër gjurmë se sa 10 këshilla gojore. Të gjitha këto gra ishin vejusha ose të ndara nga burrat e tyre përveç njëres. Ai ishte një baba dhe bashkëshort i dashur me vlera të pa çmueshme. Familja e tij e përballoi varfërinë e vullnetshme me një durim të madh për shkak se ai vuri në veprim këshillën e tij “ Më i miri ndër ju është ai që është më i miri për familjen e tij”.
Muhamedi si profet.
Muhamedi e mori shpalljen e pare nga Zoti në moshën 40 vjeçare, perms engjëllit Xhebrail. Ai vazhdoi të merrte shpallje për 23 vite në vijim, mbi çështje që shtriheshin prej njëshmërisë së Zotit dhe veprës së tij mrekullisht të pa shembullt, deri në histori profetësh të më hershëm, moralit dhe etikës, si dhe jetës pas vdekjes.
Këto shpallje u bën bashkarisht të njohura si Kur`an dhe konsiderohen nga muslimanët si kumti i fjalë për fjalshëm i Zotit. Fjalët e të dërguarit u mblodhën veçmas. Thirrjet e Muhamedit për monoteizëm dhe për reforma sociale u kundërshtuan ashpër nga elita e Mekës. Pasi vuajti 13 vite përndjekjesh të rrepta, ai dhe ndjekësit e tij u detyruan të zhvendoseshin në Medine, një qytet në veri i cili prej brezash vuante ndasitë e një lufte ndër fisnore. Muhamedi ia doli me sukses të nënshtronte dallimet dhe farkëtoi një nyje vëllazërie mes dy grupeve ndërluftuese, po ashtu si edhe mes vendasve e të ardhurve të rinjë. Për shoqërinë fisnore arabe kjo përbën një arritje të pa besueshme. Muslimanët e pare mësuan sit ë zbatojnë rregullën e artë nën drejtimin e profetit “ Askush nuk është sinqerisht besimtarë, për sa kohë nuk dëshiron për vëllain e tij atë që do për vete”.
Ai vendosi ligje që mbronin kafshët, pemët dhe mjedisin. Ai punoi për paqen, por përkufizoi parametrat e përdorimit juridik të forcës. Ai i bindi njerëzit të hiqnin nga alkooli, prostitucioni dhe krimi. Ai dënoi dhunën në familje dhe i mbështeti gratë e tij që të flisnin hapur atë që mendonin dhe u njohu grave muslimane shumë të drejta që në Europen e asaj kohe as nuk ëndërroheshin, duke përfshirë këtu të drejtën e pronësisë, refuzimin e martesave të pa dëshiruara etj. Ai i nxiti ndjekësit e tij që ta kërkojnë diturinë kudo që të jetë dhe u tregonte se feja muslimane nuk patur asnjë here përplasje me shkencën. Edhe pse ligjësitë e tij mund të gjenden kudo nga arti te politika, arritja më e madhe e tij ka qenë rivendosja e monoteizmit të pastër.
Në hapësirën jetë shkurtër të një brezi dhe gjatë krejt jetës së tij, Muhamedi e transformoi me sukses fenë, mentalitetin dhe kulturën e popullsive arabe; Brenda 100 vjetësh. Mesazhi i tij preku zemrat e miliona afrikanëve, aziatikëve dhe një grup të gjerë në Europë.
Fjalët e tij dhe Kur`ani janë themelet e kësaj feje të cilat i la udhrrëfyes për paqen e mbarë njerëzimit.
Fjalët e tij dhe Kur`ani janë themelet e kësaj feje të cilat i la udhrrëfyes për paqen e mbarë njerëzimit.
